Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 14 deri 29°C, në zonat e ulëta 18 deri 34°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 34°C./btvnews.al