Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’, ku protagonistë do të jenë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli ka marrë një vëmendje të shtuar nga publiku.
Shumë prej fansave të tyre janë të entuziazmuar të shikojnë personazhet e tyre të preferuar në aktrim.
Deri tani organizatorët kanë thënë se filmi mund të publikohet në muajin Tetor, por ende nuk ka një datë zyrtare sepse shumë pjesë po xhirohen.
Vetë protagonistët vazhdimisht kanë treguar me copëza nga xhirime, momente nga backstage.
Së fundmi është publikuar një foto ku janë dy protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët në një moment janë edhe në shtrat. Edne nuk është e qartë se çfarë roli do kenë ata në film, ndaj pritet për t’u parë kur të publikohet i plotë./btvnews.al