Portieri 17-vjeçar, Gabriel Guri, duket se po hedh hapa gjigandë në karrierën e tij, i cili para pak kohësh ishte pjesë e Adës së Velipojës, teksa tani ka firmosur me PSG-në.
Ai është bërë pjesë e akademisë së kampionëve të Francës për një sezon, ku do të provohet në skuadrën U19
Në rast se Guri ja del me sukses, atëherë shanset për t’u bashkuar me ekipin e parë do të jenë shumë të mëdha.