Në ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku i plagosur ka mbetur një shqiptar. Sipas mediave vendase, shqiptari është plagosur me armë zjarri në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në Santo Cantone, ndërsa ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur.
Po ashtu bëhet me dije se dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit duke lënë gjurmë të dukshme gjaku në muret jashtë ndërtesës.
Apartamenti ku ka ndodhur ngjarja nuk është i regjistruar ne emër të asnjërit prej personave të plagosur, por është e një personi tjetër me kombësi italiane./btvnews.al