E shtunë, 25 Janar, 2025

Përfundon numërimi i votave të Kuçovës, nuk ka asnjë surprizë në rezultat

Kolegji Zgjedhor përfundoi rinumërimin e votave në 18 kuti, për Bashkinë Kuçovë. Nga rinumërimi i votave nuk pati ndryshim rezultati, pasi parregullsitë ishin vetëm në 15 vota.

Sipas Kolegjit, i janë hequr 9 vota për kandidatit të PS, Kreshnik Hajdari, 5 vota janë shtuar për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi dhe 2 vota për kandidatin e PD, Ilirjan Koxhaj.

Përfaqësuesit ligjor të Lefter Maliqit kërkuan rinumërimin e të gjitha votave, por Kolegji zgjedhor e rrëzoi këtë kërkesë.

Tashmë me këtë vendim, Kreshnik Hajdari, është zyrtarisht fitues i zgjedhjeve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit