E premte, 24 Janar, 2025

Protestat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit në Francë, reagon Gjermania: Jemi të shqetësuar nga demonstratat e dhunshme!

Gjermania është shprehur e shqetësuar nga protestat e dhunshme që kanë përshirë Francën.

“Sigurisht, ne e shohim me shqetësim atë që po ndodh në Francë në këtë moment”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit.

Më tej shtoi se nuk kishte asnjë arsye që presidenti francez Emmanuel Macron të anulonte një vizitë shtetërore në Gjermani, që do të zhvillohej nesër.

Shkak i protestave është bërë vrasja e një 17-vjeçari nga efektivët e policisë, pasi refuzoi urdhrin e tyre për të ndaluar. Mbi 1400 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetëra makina janë djegur dhe dëmtuar nga “Jelekët e Verdhë”. Protesta të dhunshme nuk ka pasur vetëm në Paris, por edhe Marsejë e Bordo. Protestuesit thyen xhama dyqanesh dhe u përleshën me policinë, ndërsa 1000 prej tyre përfunduan në pranga.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit