Vrasja e një 17-vjeçari nga policia dhe protestat e dhunshme nga qytetarët, duket se nuk e kanë shqetësuar aspak presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Presidenti francez është filmuar teksa ka qenë kërcyer dhe shijuar në maksimum koncertin e legjendës Elton John, dhe ndaj tij kanë shpërthyer kritika të shumta.
Po ashtu Macron gjeti kohë edhe për të bërë një foto me muzikantin legjendar dhe bashkëshortin e tij David Furnish në prapaskenë pas turneut të tij lamtumirës në Paris.
Ai gjithashtu i dha këngëtarit britanik të hitit “Rocket Man” çmimin Legjioni i Nderit të Francës, por kjo sjellje moskokëçarëse e kreut të shtetit në kulmin e trazirave është kritikuar ashpër./btvnews.al