E premte, 24 Janar, 2025

VIDEO – Zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i Ballem Sulltanit, të pranishëm mijëra besimtarë

Qindra besimtarë dhe besimtare nga e gjithe shqiperia qe i perkasin fese Bektashiane kanë shkuar për të festuar ne vendin e quajtur Ballem Sulltan, të njësisë administrative Martanesh të rrethit te Bulqizës,ku është bërë peligrinazhi i përvitshëm botëror i cili festohet me 29 qershor te cdo viti.

Besimtar dhe besimtare janë ngjitur drejt vendit të shejntë i Ballem Sulltanit të cilët kanë ndezur qirijnj duke shprehur lutjet e tyre.Në këtë pelegrinazh ishte i pranishëm kryegjyshi boteror DEDE Etmond Brahimaj, kryetarja e Bashkise Bulqize Festime Mjeshtri dhe shume Baballare te Tyrbeve nga e gjithë Shqiperia.

Në fjalën e tij kleriku i madh Dede Edmond brahimaj tha se është pikërisht ky vend i shenjte qe na largon enegjitë negative dhe na ben të reflektojmë duke marrë uratat e njeri tjetrit.Ndërkohë Edmond Brahimaj kërkoji që të lutemi që bota të këtë paqë dhe jo luft siç po ndodh me Ukrainën dhe Rusinë.

Edhe babai i teqese se Ballenjes Hysni Shehu pershendeti pjesemarresit ne kete peligrinazh qe zhvillohet cdo vit ne kete vend te bekuar. Kryetarja e Bashkise Bulqize Festime Mjeshtri ne fjalen e saj pershendetese u shpreh se Bashkia me mbështetjen e qeveris do ta kthejm Martaneshin në një antraksion turistik për të gjithë turstat vendas dhe të huaj.

Ne mbyllje te ketij peligrinazhi dhane per mikrofonin tone mesazhet e festes edhe Baba Mondi,baba Hysniu e besimtare te tjere./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit