E premte, 24 Janar, 2025

E rëndë në Itali, shqiptari plagoset me armë zjarri brenda apartamentit, miku i tij tenton të arratiset nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është plagosur me armë zjarri. Referuar mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në Santo Cantone, ndërsa ende nuk është i qartë shkaku.

Po ashtu sipas raportimeve të mediave lokale bëhet fjalë edhe për një person tjetër të të plagosur i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit duke lënë gjurmë të dukshme gjaku në muret jashtë ndërtesës.

Apartamenti ku ka ndodhur ngjarja nuk është i regjistruar ne emër të asnjërit prej personave të plagosur, por është e një personi tjetër me kombësi italiane.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit