Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, ka shkaktuar shqetësim te tifozët e ekipit për të ardhmen e tij, pas një postimi në Instagram. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë jashtë fushe që nga Kupa e Botës, si pasojë e një dëmtimi në gju në një miqësore me “blutë” e Londrës. Ai e mbylli sezonin me vetëm 1 gol në 19 takime.
Broja është një futbollist që ka dalë nga akademia e klubit dhe arriti në ekipin e parë. Lojtari kuqezi tërhoqi vëmendje në sezonin 2021/22, ku shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat me Sauthemptonin, ku ishte i huazuar.
Pasi Chelsea njoftoi blerjen e sulmuesit Nicolas Jackson nga Vijareali, Broja postoi një foto me numrin 18 në shpinë, në një stadium “Stamford Bridge” të mbushur plot, me një rreth blu e me dy pikëçuditëse.
Interes për lojtarin e kombëtares shqiptare ka skuadra e Uest Hemit, që fitoi Konferenc Ligën në këtë sezon. Xhekson është blerja e “blutë” te londinezët pas Christopher Nkunku nga Laipcigu.
Futbollisti 22 vjeçar ka firmsour një kontratë tetë vjeçare me “blutë” e Londrës. Sezonin e shkuar, Xhekson ka realizuar 12 gola në 26 sfida në La Liga. Çelsi do të paguajë 37 milionë Euro për kartonin e futbollistit në klubin spanjoll.