E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ne rrugen e fshatit Fshat barierat metalike te shkaterruara

Barrierat metalike në rrugën e fshatit Fshat nga rreth-rrotullimi e deri tek ura e fshatit, janë thuajse të gjitha të dëmtuara.

Dhjetra drejtues automjetesh ankohen se sa herë ka lagështi në rrugë, nga reshjet e shirave ndodhin aksidente të shumta për shkak se automjetet rrëshkasin.

Disa drejtues mjetesh dyshojnë se mund të hidhet qëllimisht vaj makinash e të tjerë akuzojnë për cilësinë e asfaltit.

Ajo që vihet re nga të gjithë janë barrierat e dëmtuara si pasojë e përplasjes së automjeteve në to.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të merren masa pasi kjo rrugë është edhe në zonë të banuar pasi kalon përmes shtëpijave të fshatit Fshat dhe mund të ndodhë që të shkaktohet aksidente me pasoja të rënda në humbje jetësh njerëzore.

Një problematikë e ngjashme me rrëshkitjen e automjeteve në ditët me lagështi prej vitesh ka qenë edhe në fshatin Kokërdhok të Ulzës, ku si pasojë e pranisë së ujit asfalti kthehej si akull e mjetet përfundonin jashtë rruge. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit