E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Protesta e dhunshme në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit/ Kryeministrja Borne: Pranë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka shtyrë vizitën e tij në Gjermani pas protestave të dhunshme në vend.

Presidenti Macron kërkoi shtyrje të vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani” thuhet në njoftimin e medias. Ende nuk është caktuar data se kur do të mbahet vizita por pallati Elysee informoi se Macron ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë në ditët në vijim

Ndërkohë kryeministrja franceze Elisabeth Borne bëri të ditur se opsioni i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk përjashtohet më. Prej ditës së djeshme nëpër rrugët e Francës kanë dalë autoblindat ndërsa janë anuluar të gjitha aktivitetet dhe koncertet.

Edhe OKB-ja i bëri thirrje Francës që “të trajtojë seriozisht problemet e racizmit dhe diskriminimit social brenda forcave të rendit”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit