Noizy ka rrëfyer disa prej vështirësive të fillimit të karrierës së tij. Ai tha se kishte zhvilluar tre koncerte në një ditë dhe ishte paguar më pak se një milionë lekë.
Noizy: Do të tregoj dy raste, një rast teksa po bëja videoklipin Kosovë-Shqipëri dhe pas asaj arrita të bëja tre koncerte brenda ditës në Shqipëri dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake.
Donaldi: Sa vjeç ke qenë në atë kohë?
Noizy: Mosha 20-21. Poshtë 1 milionëve, lekë të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund… Prisja më shumë, thashë me vete “woow qenka pak dëshpëruese kjo puna”. Shita gjithë privatësinë time…e di kur thonë njerëzit e shesin shpirtin për shejtanin. Nuk është një kontratë që shet shpirtin, ti shet privatësinë. Unë nuk mund të jem më një person që dal në rrugë ha akullore apo të bëj si budalla.Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj, duhet medoemos me e mund brenda vetes, “obobo më pa ai”, “obobo më pa ai”, edhe çfarë, se të pa ai?