Zbulohet një plantacion gjigant hashashi në kufirin me Shqipërinë. Plantacioni shtrihej në një sipërfaqe prej përafërsisht pesë hektarësh, midis komuniteteve Kerasochori dhe Palamba në komunën e Filiatonit.
Plantacioni, ishte mbjellë një sipërfaqe në bashkinë e Filatit pranë kufirit greko-shqiptar dhe përbëhej nga dy nivele.
Në njërën, personat e panjohur kultivonin në vazo 1600 fidanë kanabis gati për transplantim dhe në tjetrën u gjetën 285 fidanë që ishin mbjellë në tokë. Prokuroria e Narkotikëve po kryen hetimet paraprake për zbulimin e identitetit të personave të përfshirë në kultivimin e paligjshëm.