Ish-banori i BBV2, Armaldo Kllogjeri i njohur ndryshe si Maestro dhe bashkëshortja e tij, Aida janë bërë prindër për herë të dytë.
Ka qenë artisti i njohur ai që ka ndarë një foto në rrjetet sociale me një falënderim për të shoqen.
“Faleminderit Aida që na solle në jetë Rean”, ka shkruar Armaldo krahas fotos së të bijës, duke zbuluar kështu dhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur për vajzën.
Çifti janë prindër të një tjetër vajze, 10-vjeçare, e cila është e njohur për publikun pasi i bëri surprizë të atit në BBV./btvnews.al