E diel, 24 Nëntor, 2024

Autobusi i Unazës përplas motorin, plagoset fëmija 12 vjeç

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë.

Policia njofton se autobusi i linjës së Unazës ka përplasur një motomjet dhe për paspojë është plagosur fëmija 12 vjeç.

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit