E premte, 22 Nëntor, 2024

Kurti për masat e BE-së: Janë të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat ai i ka quajtur të përkohshme dhe të padrejta.

Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”, u shpreh kryeministri.

Kurti tha se s’mund të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit.

Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, tha ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit