Nëse po përpiqeni të kurseni para por nuk doni të anashkaloni ritualet e bukurisë, ndoshta duhet t’i drejtoheni kuzhinës.
Së fundmi në rrjet është bërë publik një trajtim bukurie i përdorur prej shekujsh në Azi dhe që tani po kthehet në trendin e radhës.
Uji i orizit mund të përdoret për flokë të lëmuar, ndërsa influencerët thonë se mund të “shërojë flokët” dhe të japë rezultate “të pabesueshme”.
Mjafton të zieni orizin, të merrni ujin dhe ta lini të ftohet e më pas ta përdorni pas shampos. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani.
Duke qenë se shpesh trajtimet shtëpiake janë të dëmshme, ky është një prej të paktave që ka marrë miratimin e dermatologëve dhe specialistëve të flokëve./btvnews.al