E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U kap duke shitur drogë, dënohet me 20 muaj burg i riu shqiptar në Belgjikë

Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Belgjikë, pasi është kapur nga autoritetet vendase duke trafikuar drogë.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar është arrestuar në Prill, pasi u kap në flagrancë duke drogë bashkë me një shtetas të huaj, i cili është dënuar me 2 vite burg.

Gjatë seancës gjyqësore 23-vjeçari tha se ishte i detyruar të përfshihej në këtë aktivitet pasi kishte probleme financiare dhe nuk i mjaftonte pagesa e papunësisë që shteti belg i ofronte.

Sakaq avokati i tij mbrojtës u shpreh se “Klienti im dëshiron të kthehet te gruaja dhe dy fëmijët e tij në Shqipëri”, teksa kërkoi një masë më të zbutur të dënimit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit