Ish-presidenti Bill Klinton pranoi se kishte gabuar kur kishte pranuar krijimin e 4 komunave serbe në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij nga Tirana, Klinton nuk la pa përmendur Kosovën dhe u shpreh se 4 komunat që sot janë kthyer në mollë sherri e fuxhi baruti, u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që nuk duhet të ndodhte. Kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë serbëve, për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër kështu që mendoj se kam bërë një gabim që të votoj. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por duhet të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështjen e madhe politike mund të avancojë duke pasur tension, ka njerëz që jetojnë, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë”, u shpreh ish-presidenti i SHBA./btvnews.al