Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka nisur vizitën e tij në Tiranë. Avioni që transportonte ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë u ul në avionin e Rinasit rreth orë 15:20 minuta, ku prit nga Rama në pistën e Rinasit.
Ishte vetë Rama që tregoi momentin kur priti ish-Presidentin amerikan dhe shkroi se kjo është një vizitë historike.
Clinton do të qëndrojë në Tiranë dhe ditën e nesërme, ku në axhendë janë paracaktuar disa aktivitete.
Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit./btvnews.al