E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Hajde merri 5000 €”, Kiara dhe Luizi bëhen bashkë kundër ish-banorit të BBV: Dikur lyenin flokët si ai…

Ish-banori i Big Brother VIP, Ronaldo Sharka së fundmi ka ‘thumbuar’ Kiara Titon se ajo e ka fituar pozicionin e punës si moderatore e emisionit “Kepi i Vip-ave” falë bashkëshortit të saj Luiz Ejlli.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi, ku me anë të një videoje ai shprehet se i vjen keq që nuk mundi të ishte me Kiarën gjatë xhirimeve dhe sulmon Ronaldon.

Nuk kam pas mundësi me e parë Kiarën mbrëmë tek “Kepi i VIP-ve”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para: Nuk pas mundësi për asnjë sekondë që të jem në krah të saj, dhe e dyta, pash disa personazhe aty që po bënin si koka shkencash, edhe po të isha aty, ju e dini që do të merrnin përgjigjet që meritonin. Por siç është ajo shprehja, kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Po le të hedhin valle, këtu do vijnë prape. Suksese të gjithëve”, u shpreh Luizi.

Pas këtij reagimi, Luizi ka vijuar sërish replikën dhe i bën thirrje Ronaldos të shkojë të marrë 5-mijë eurot që ai ka premtuar që para se të fitonte edicionin e dytë të BBV.

Edhe Kiara ka reaguar për këtë situatë dhe ironizon Ronaldon. “Dikur lyenin flokët si ai, sot nxorën kokën. Koka bën, koka pëson”, ka shkruar Kiara./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit