Disa të rinj dhe të reja nga Kosova kanë surprizuar sot ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.
Ata janë prezantuar duke treguar se mbajnë mbiemrin e tij si emër, ndërsa disa të reja mbajnë emrin e bashkëshortes së tij, Hillary.
Të gjithë mbajnë emrin Klinton duke si shenjë falenderimi për atë që Presidenti Bill Clinton ka bërë për Kosovën
“Unë jam Bill Clinton Krasniqi dhe vij nga Mitrovica. Jam krenar që kam emrin tuaj dhe jam Bill Clinton i Kosovës”, u shpreh një prej tyre.
Këto mesazhe janë pritur me emocion dhe buzëqeshje nga ish-presidenti Clinton, i cili u surprizua./btvnews.al