E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Jam pa fjalë!”, Clinton mban fjalimin plot emocione në Tiranë: Këtë moment do ta ruaj si thesar

Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Tiranë. Ish-Preisdenti amerikan plot emocione, foli para qytetarëve që kishin dalë ta prisnin dhe tha se nuk kishte fjalë për të përshkruar gjithë pritjen unike që i është bërë sot nga populli shqiptar.

“Jam pa fjalë! Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do thosha asgjë. Jam vërtet pa fjalë! Kryeministër, ministra, të ftuar e gjithë populli shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite dua tju falenderoj për këtë moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time.

Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja të vija, dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik, mund të flas në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet filozofike, ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipëirsë.

Jam shumë mirënjohës për atë që Kryeministri tha për Kosovën, ai e di e shumë prej jush e dinë që unë dhe Hillary jetojmë në New York ku ka shumë shqiptarë, nuk ec dot rrugës pa i parë. Po ecja dhe kalova pranë restoranteve shqiptare dhe njerëzit më treguan mbi axhendën këtu, pra një javë para se të largohesha. Dua po kështu, t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët e tij për politikën e qasjen time, për mua është e rrënjosur se çfarë është rruga politike.

Kur dëgjoj shumë gjëra që thuhen në Amerikë e në botë që kanë synim të na përçajnë, për të justifikuar një trajtim që është i padrejtë, kur e pashë të ndodhte në Kosovë e Bosnje gjithë ato vite më parë, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time, për fëmijët që u mohohej të shkonin në shkollë për shkak të racës së tyre, sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time shumë të gjatë, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën, por është bërë për të fituar pushtet nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë dhe mendojnë se Zoti ka krijuar njerëz të epërm.”, tha Clinton./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit