E diel, 24 Nëntor, 2024

“Nuk ju çojmë në Ruanda”, pas vendimit të gjykatës, trafikantët shqiptarë ndryshojnë reklamat në Tiktok

Gjykata e Apelit në Britani pak ditë më parë rrëzoi planin e qeverisë britanike për dëbimin e emigrantëve në Ruanda pasi u cilësua si vend i paligjshëm dhe i pasigurt. Ky vendim duket se ka reflektuar edhe në ‘biznesin’ e trafikantëve shqiptarë, të emigrantëve, të cilët e kanë përdorur këtë çështje si reklamë. Trafikantët nuk kanë humbur kohë, ndërsa kanë promovuar biznesin e tyre sërish në rrjetin social Tik Tok, sa i takon kalimeve në kanalin e La Manshit me anije të vogla.

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj shkruan se postimet e bandave shqiptare në Tik Tok i bëjnë jehonë këtij vendimi të Gjykatës së Apelit duke iu sqaruar atyre se nuk do largohet nga Mbretëria e Bashkuar nëse hyjnë aty në mënyrë të paligjshme. “Nuk ka kthim për shqiptarët që shkojnë në Angli me anije. Më kontaktoni nëse dëshironi të shkoni gjithashtu.”, thuhet në një postim në TikTok

Një reporter i fshehtë kontaktoi bandën që qëndron pas llogarisë TikTok, të titulluar “Shqiptari në Angli”, e cila kërkonte 3500 paund për person. Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi planin e qeverisë britanike për dëbimin e emigrantëve në Ruanda. Por pavarësisht se e respektonin këtë vendim, kryeministri Rishi Sunak dhe Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman janë shprehur se do ta apelojnë në Gjykatën e Lartë dhe se argumenti “Ruanda s’është e sigurt” është shterpë, pasi sipas tyre është.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit