E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rama nderon ish-Presidentin e SHBA Bill Clinton: Përcaktoi historinë e Kosovës e gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para ceremonisë së nderimit të ish-Presidentit, Bill Clinton, ka folur me fjalët më të mira për të.  Rama theksoi se Clinton është i njohur si një ndër oratorët më magjepsës të historisë së botës.

Në qendër të fjalës së kreut të qeverisë ishte Kosova dhe falenderoi presidentin për atë që ka bërë për çlirimin e Kosovës duke e cilësuar fjalimin e 24 Marsit të vitit 1999 si një gur përcaktues në historinë e gjithë rajonit.

“Më lejoni t’ja nis si çdo nxënës, që nga shpallja e tij si President, ai predikon fuqinë e drejtësisë te lamtumira në janarin e vitit 2001, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund, nga fjala e memorialit në Oklahoma ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja, te fjala e memorialit të Presidentit Rusvelt ku na ushqen kurajon përballë çdo pengese, te mbështetja e kandidatit kundërshtar në vitin 2008 ku na mëson zotnillëkun dhe solidaritetin e kështu vazhdimisht përmes qindra fjalimesh, njëri më i bukur se tjetri sepse ai bënte atë që thoshte, ai ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën e botën mbarë!

Ai luajti një rol themelor në një botë besimhumbur te ideologjia dhe rrezatoi aq shumë edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël sepse ishte një rrugë gjenuine. Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik. Rruga e drejtë ishte si uji në shkretëtire dhe sedra nuk më lë mos t’ua them zoti President se sot e gjithë ditën ku një parti e rrugës së tretë vazhdon e qeveris prej vitesh përmes reformash e fitoresh spektakolare.

Ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit të botës e njohur me emrin Ballkan. Ne e kemi njohur forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në mbrëmjen e 24 marsit të 1999, ai fjalim përveçse një perlë në vetvete është për historinë e Kosovës dhe gjithë rajonin, një gur përcaktues”, u shpreh Rama./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit