E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Sektori i dashurisë do të shkojë më së miri”, mësoni parashikimin e horoskopit për ditën e parë të kësaj jave

Dashi– Mjedisi yjor do favorizoje një klime te ngrohte për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Një pjese prej jush qe kane pasur mosmarrëveshje te shumta do arrijnë t’i zgjidhin ato dhe te shohin me optimizëm drejte ardhmes.

Demi– Komunikimi ne çift do jete shume i mire sot dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me partnerin. Ka shume gjasa qe ne mbrëmje pasioni te rindizet. Nëse zemra juaj është e lire mund te filloni një aventure mjaft emocionuese.

Binjakët– Priten goxha ndryshime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ata qe kane pasur probleme do ndihen me te qete, ndërsa ata qe kane pasur një lidhje te qëndrueshme do mendojnë te zyrtarizojne gjithçka.

Gaforrja– Venusi do jete planeti qe do vendose fatin e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Tregohuni paksa me tolerante de mos kërkoni me ngulm te behet gjithmonë si thoni ju. Beqaret do jene shume kërkues dhe do te pavendosur për te krijuar një lidhje shpejt e shpejt.

Luani– Nëse jeni ne një lidhje duhet te mendoni për ndonjë surprize te këndshme ne mënyrë qe mjedisi te jete me e emocionues. Beqaret do jene te gatshëm te fillojnë një histori dashurie me një person interesant te cilin kane disa kohe qe e kane njohur.

Virgjëresha– Asnjë planet nuk do ketë ndikim tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjithçka do varet nga sjellja juaj. Mos u tregoni strikte dhe mos mendoni se keni gjithmonë te drejte. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë shume një person te cilin sapo e kane njohur.

Peshorja– Tregohuni me te duruar dhe me te matur me parterin tuaj sot nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me te. Ai ne fakt do tregohen shume i dashur dhe do ua shprehe te gjitha ato qe ndjen.

Akrepi– Sektori i dashurisë do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Nuk do keni probleme te mëdha, madje edhe dyshimet qe kishit mbi partnerin do te bien. Takimet do jene te shumta për beqaret.

Shigjetari– Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do bëni mjaft lëshime ndaj atij qe keni ne krah. Lidhja do jete me e bukur dhe toleranca do mbizotërojë gjate gjithë kohës.

Bricjapi- Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj sot dhe kjo do sjelle probleme te mëdha ne çift. Mos u tregoni shume strikte. Beqaret ka shume gjasa te bien ne dashuri me një mik te vjetër.

Ujori– Te gjitha ato qe keni ëndërruar gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift do iu realizohen sot. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë moment nga i dashuri i zemrës.

Peshqit– Gjate kësaj dite do e shijoni me shume se kurrë ëmbëlsinë dhe rehatinë e te qenit ne një lidhje. Nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast nga partneri sepse vetëm ne krahët e tij gjeni ngrohtësinë e dëshiruar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit