E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Tentoi të kalonte me 16 mijë euro të padeklaruara, procedohet 37-vjeçari

Fshehu në automjet, 16 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 37-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 16 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi I. P., konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit