E shtunë, 23 Nëntor, 2024

U përplas me koshat e plehrave dhe përfundoi brenda një shtëpie, aksidenti tragjik i merr jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali dhe viktimë ka mbetur një 29-vjeçar shqiptar. Mediat italiane raportojnë se viktimë në këtë aksident ka mbetur Xhulio Marleci.

Tragjedia ka ndodhur që të shtunën në mbrëmje, por mediat e kanë raportuar këtë të hënë. Siç mësohet, Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë pas disa orësh në spital./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit