Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku një i ri shqiptar ka humbur jetën.
Sipas mediave vendase bëhet me dije aksidenti rrugor ka ndodhur në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos.
Mediat greke shkruajnë se rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal, humbi kontrollin duke i marrë jetën 27-vjeçarit shqiptar.
Siç mësohet përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu është hedhur nga makina dhe fatkqësisht ka humbur jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendodhje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu i cili jetonte në Mykonos kishte ndërruar jetë./btvnews.al