Kampionët e Gjermanisë duan shërbimet e mesfushorit francez, interes edhe nga Liverpool
Bayern Munich është futur në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Nisës, Kefren Turam. Futbollisti 22-vjeçar ka një vlerë prej 60 milionë Eurosh dhe është gjithashtu objektiv i Liverpulit.
Sipas gazetës sportive franceze “L’Equipe”, kampionët e Gjermanisë kanë nisur kontaktet me futbollistin. Trajneri Tomas Tuhel e vlerëson Turam dhe e konsideron si pjesë të planeve të projektit të tij. Por edhe përfaqësuesit e ekipit anglez janë takuar me familjarët e Turam.
Liverpuli tashmë ka shpenzuar 105 mln Euro për afrimet e Dominik Zobozlai dhe Aleksis Mek Alister. Ylli i Nis është një ndër disa emrat që anglezët kanë shfaqur interes pë të përforcuar mesfushën në këtë merakto vere. Synimi i trajnerit Jurgen Klop është që ta rikthejë ekipin drejt sukseseve, ndërsa e mbyllën sezonin e shkuar në vend të pestë. 22-vjeçari është i biri i ish-mbrojtësit të njohur, Liliam Thuram.