Në vijim të garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, kandidatët në garë po vijojnë fushatën, e cila do të përmbyllet në 29 korrik 2023 sipas parimit një anëtar një votë.
Kandidati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Divjakës, ku ka diskutuar me demokratët se si mund të ringrihet kjo forcë politike.
POSTIMI I BASHËS NË FACEBOOK:
Partia Demokratike po rioganizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve dhe instrumenti i tyre për ta ndryshuar këtë sistem politik që nuk i përfaqëson më.
Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë rradhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë te njëjtat vlera me ne:
🔘 Për aleancën tonë me partnerët strategjikë;
🔘 Për luftën pakompromis ndaj korrupsionit;
🔘 Për pastrimin e politikës dhe për t’u dhënë fuqi shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre.
Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me:
✅ Listat e hapura;
✅ Vetting-un në politikë;
✅ Kufizimin e mandateve;
✅ Votën e diasporës.
Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që beson në këto vlera. Me këto transformime ne synojme rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.
Për këtë arsye:
☑️ Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;
☑️ Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;
☑️ Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;
☑️ Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.
Në duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika!/btvnews.al