Dashi- Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën sentimentale te çifteve. Duhet te tregoheni paksa me te organizuar dhe te mendoheni mire para se te flisni. Për beqaret ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv.
Demi– Nëse ka disa gjera qe nuk iu pëlqejnë tek ai qe keni ne krah është me mire t’ia thoni. Mos e shtyni për me vone sepse do iu mblidhen edhe me tepër pakënaqësi. Beqaret do jene sharmante, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare.
Binjakët– Do keni shume mosmarrëveshje sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu merite pa mase. Asnjeri prej jush nuk do toleroje dhe kjo do e vështirësoje situatën. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet sepse do ketë disa persona qe do kërkojnë vetëm te luajnë me ta.
Gaforrja- Jeta juaj ne çift do ketë një rëndësi shume te madhe gjate kësaj dite. Do i kushtoni kohen e duhur parterit dhe do mundoheni me çdo kusht t’i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur.
Luani- Do i shprehni edhe me shume ndjenjat sot për te dashurin tuaj te zemrës dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Disa do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por do mund te fillojnë edhe angazhime serioze.
Virgjëresha- Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me njeri-tjetrin dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret duhet te dalin sa me shume qe te mundin ne mënyrë qe te takojnë persona te shumte.
Peshorja- Edhe nëse keni debate te forta me partnerin tuaj nuk duhet te tregoheni pesimiste. Ne një lidhje janë normale debatet, por duhet te dini si t’i zgjidhni ato me kujdes dhe diplomaci.
Akrepi– Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën sentimentale te çifteve. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni keqkuptimet e vogla qe kishit pasur.
Shigjetari– Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i mire për jetën tuaj sentimentale sot. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë për një bashkëjetesë ose për një fejese. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin qe kane ëndërruar.
Bricjapi– Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. As vete nuk do jene te qarte për atë qe doni dhe do konfliktoheni gjithë kohës me atë qe keni ne krah. Për beqaret dita do jete me e pozitive.
Ujori- Ndikimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për jetën sentimentale te çifteve. Do keni shume dyshime mbi partnerin dhe here pas here do bëni skena xhelozie. Beqaret me shume gjasa do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do futen ne një etape te re.
Peshqit– Dite përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do kenë takime pasionante./btvnews.al