E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Kepi i VIP-ave”, Kiara Tito tregon si e priti Luiz Ejlli projektin e ri

Ka nisur mbrëmjen e djeshme reality show “Kepi i VIP-ave”. Programi veror do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në emision dhe së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë, kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit.

Në nisje të emisionit, moderatorja tregoi se si e ka pritur partneri i saj, Luiz Ejlli, këtë projekt. Kiara ka treguar se Luizi është shprehur shumë suportues dhe entuziast, si në çdo projekt tjetër që moderatorja ka marrë përsipër:

“Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për të qenë pjesë e këtij projekti dhe ishte shumë entuziast. Ai gjithmonë më ka mbështetur në çdo ide e projekt që kam pasur, dhe më tha menjëherë “bëje, pse jo? ”- tha Kiara.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit