E shtunë, 23 Nëntor, 2024

KQZ merr vendimin: Zgjedhjet në Rrogozhinë do të zhvillohen në 23 Korrik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme vendosi që zgjedhjet për kreun e bashkisë Rrogozhinë të mbahen më 23 Korrik.

Ky vendim erdhi pas afro dy muajve nga dita zyrtare e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Kujtojmë se më 14 Maj, fitues u shpall kandidati socialist Edison Memolla, por kjo fitore u kundërshtua nga pala opozitare për shkak të votave të burgut.

Rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë u kontestua në disa shkallë nga ana e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” si në KQZ dhe në KAS. Madje Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi kërkesën për rinumërimin e votave duke bërë diferenca e 30 votave e kandidatit socialist ndaj atij të opozitës të ngushtohet në 21 vota./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit