38-vjeçari me iniciale G.K. është arrestuar pasi plagosi me thikë kunatin e tij, 29-vjeçarin R.D.
Gjithashtu, i arrestuari i ka dëmtuar dhe makinën kunatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al