“Superhëna” më e madhe dhe më e ndritshme e këtij viti dhuroi një spektakël ngjyrash për të gjithë të apasionuarit. Hëna e Korrikut është quajtur si “Moon Buck” nga “Old Farmer’s Almanac” që liston emrat që u janë dhënë Hënave të plota nga fiset vendase amerikane.
Banorët në Athinë përfituan nga nata e ngrohtë dhe shkuan për të parë këtë fenomen të rrallë natyror në tempullin antik të Poseidonit. Por “Superhëna” u ndoq me kërshëri edhe në vende të tjera si Spanjë, Egjipt dhe Jerusalem. “Superhëna” shkëlqeu dhe ndriçoi gjithashtu qytetet e Buenos Aires dhe Rio de Janeiros. Hëna e madhe shkëlqeu mbi plazhin Copacabana në Brazil duke mahnitur banorët dhe turistët.
“Superhënat” karakterizohen nga Hëna të plota, orbita e të cilave është afër Tokës, duke i bërë ato të duken më të mëdha dhe më të ndritshme se Hënat e plota të rregullta. Megjithatë, kjo nuk do të jetë ngjarja e vetme hënore këtë vit pasi do të ketë dy “Superhëna” në Gusht, duke përfshirë të ashtuqujturën “Hëna blu”, e cila do të jetë Hëna më e afërt me Tokën këtë vit.
Superhëna e katërt dhe e fundit për këtë vit do të jetë më 29 Shtator./btvnews.al