E premte, 22 Nëntor, 2024

VIDEO – Projekti i ambasadës së Britanisë “Prespektiva të reja” përfshinë dhe Dibrën

Projekti “Perespektiva të reja” i financuar nga qeveria Britanike nëpërmjet ambasadës në vendin tonë, i cili ka nisur implementimin e tij që në vjeshtën e vitit të kaluar në të gjithë Qarkun e Kukësit, është shtrirë edhe në Dibër.

 

Pikërisht për të prezantuar këtë projekt i pranishëm ishte edhe ambasadori Britanik Smith. Projekti në fjalë ka si synim dhënien e alternativave të rinjëve të rajonit verilindor të vendit, në mënyrë që të mos marrin rrugën e emigracionit të paligjshëm, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

Projekti shtrihet në disa sektor si në punësim, biznese etj. Në fjalën e tij ambasadori Smith tha se ky projekt do tju vijë në ndihmë të rinëve që të zgjedhin të jetojnë në vendin e tyre.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu falenderoi ambasadorin dhe drejtuesit e projektit që zgjodhën të përfshijnë edhe dibrën. Projekti do të implementohet në vazhdim nëpërmjet aktorëve lokal në Dibër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit