Kompania mëmë që zotëron Facebook-un, “Meta”, pritet të prezantojë një aplikacion të ri që do të rivalizojë Twitterin.
Sipas mediave ndërkombëtare, ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter.
Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve.
Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.
Aplikacioni “Threads” është i disponueshëm për porosi papraprake në Apple Store, në përshkrimin e së cilës thuhet se “Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka”./btvnews.al