E premte, 29 Nëntor, 2024

Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Jam ndjerë si në shtëpi, ju mbështesim për rrugën drejt BE

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka përfunduar mandatin si diplomat në Shqipëri dhe do të largohet nga vendi ynë. Nëfjalën e lamtumirës në selinë e mabsadës gjermane në Tiranë, Zingraf është shprehur se në Shqipëri është ndjerë “si në shtëpinë e tij” dhe se i vjek keq që po largohet.

Ai pohoi se Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe se  do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët.

Shqipëria dhe rajoni i saj janë pjesë e palëvizshme hartës politike evropiane, bisedimet e anëtarësimit po realizohen, në Tiranë është zhvilluar një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas verës do të kemi kënaqësinë e Ministerialit dhe Samitit të Procesit të Berlinit.

Gjermania dhe Shqipëria janë sot më të lidhura se kurrë, në shumë qytete gjermane ka fluturime direkte, turistë gjermanë janë duke ardhur në shifra të mëdha si vizitorë kureshtarë dhe të hapur.

Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive këtu në vend për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.

Pikat kryesore [për procesin e anëtarësimit në BE] janë mes të tjerash reforma në administratë, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në veçanti, institucionet e reja të reformës në drejtësi kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme masive në mënyrë që ato të mund të zhvillojnë efektet e tyre në një afat të gjatë. Unë dëshiroj shumë që Shqipëria të ecë e vendosur në këtë rrugë.

Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Faleminderit Shqipëri për mikpritjen tënde!“/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit