Ditën e sotme janë proceduar dy shtetas pasi në kundërshtim me ligjin po trasportonin me automjetet e tyre, dru për zjarr, të cilët ishin prerë.
Shtetasit A.C., 36 vjeç, banues në Zall-Bastar; P.Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë jane vënë në hetim nga policia si dhe iu është sekuestruar sasia e druve dhe automjetet në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për vigjilencë të shtuar dhe për angazhim në terren, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve ndaj mjedisit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të komisariateve në varësi, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tyre.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A.C., 36 vjeç, banues në Zall-Bastar; P.Gj., 32 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kapën teksa transportonin me automjetet e tyre, dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin. Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë në mënyrë të pandërprerë, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit. /btvnews.al