Dashi– Merkuri do jete planeti qe do e përkrahë me se shumti jetën sentimentale te çifteve gjate kësaj dite. Nuk do tregoheni me aq autoritare sa me pare dhe do e toleroni me tepër partnerin.
Demi- Jeta sentimentale do iu sjelle shume gëzim gjate kësaj dite. Do e keni te lehte te flisni për gjitha me te dashurin tuaj te zemrës dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes.
Binjakët– Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume besnike ndaj atij qe keni ne krah dhe asnjë person nuk do mund t’iu tundoje dot. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te fillojnë një histori dashurie.
Gaforrja– Dite përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja. Do bashkëpunoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do veproni ne asnjë moment sipas mendjes suaj.
Luani- Pozicionimi i Merkurit do e beje edhe me te animuar jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Pjese me e madhe prej jush do jene me humor te mire dhe do tregohen te gatshëm te provojnë eksperienca te reja me atë qe kane ne krah.
Virgjëresha– Do flisni me lirshëm me atë qe keni ne krah sot dhe do arrini me ne fund t’i zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse do ketë nga ata qe do kërkojnë vetëm te tallen.
Peshorja- Marsi do jete planeti qe do iu ndihmoje te sqaroni çdo keqkuptim me partnerin tuaj sot. Do i kuptoni edhe gabimet qe ju keni bere dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret me shume gjasa do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë.
Akrepi– Edhe pse partneri do iu qëndrojë pranë aq sa te mundet, ju serish do pushtoheni nga trishtimi sot. Dita do jete një rutine e vërtetë dhe mezi do prisni te vije mbrëmja e te flini.
Shigjetari- Dite e mrekullueshme për planin sentimental. Kalimi i Venusit ne qiellin tuaj do e shtoje pasionin dhe emocionet. Edhe ata qe sapo kane kaluar një krize ne çift, do ndihen me te qete.
Bricjapi– Jeta sentimentale e çifteve do jete një rutine e vërtetë sot. Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt sepse jo vetëm ju, por edhe ai qe keni ne krah do mërzitet jashtë mase.
Ujori– Dite e ngrohte dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Se bashku me te dashurin tuaj te zemrës do investoni kohe dhe mund për një projekt te përbashkët i cili do iu afroje me tepër me njeri-tjetrin.
Peshqit– Fati do jete ne anën tuaj gjate kësaj dite si ne planin sentimental, ashtu edhe ne atë financiar. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe do e bëni gjithçka me mirëkuptim./btvnews.al