E premte, 22 Nëntor, 2024

Do të jetë një ditë e nxehtë, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në pjesën lindore të territorit.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale të dobta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara përqëndruar më së shumti në pjesën lindore në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 28°C, në zonat e ulëta 19 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 23 deri 30°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit