E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Eliksiri vërtetë i jetës tonë, perëndesha jonë në tokë!”, Berisha uron bashkëshorten për ditëlindje, por zbulon dhe festën tjetër

Sali Berisha ka uruar sot bashkëshorten e tij Lirinë me rastin e 75-vjetorit, por ka zbuluar dhe një tjetër gëzim të familjes së tij. Bëhet fjalë për përvjetorin e 52-të të martesës.

Berisha nuk i kursen fjalët për bashkëshorten e tij, që e cilëson eliksirin e vërtetë të jetës dhe perëndeshë.

POSTIMI I PLOTË

Sot super festa e familjes tonë! Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eliksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75-vjetorin dhe me dëshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.

foto galeri foto galeri

Artikuj te ngjashem

Me te fundit