Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nesër do të jetë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik.
Ai tha për gazetarët shkurtimisht se do të jetë i pranishëm në kryeqytetin kosovar, por nuk dha detaje nëse do të takohet apo jo me Kurtin.
“Jam këtu vetëm për këtë vendim. Sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe turit, do të flasë kur është koha për të folur që është; nesër në Prishtinë!”, tha ai.
Kujtojmë se kryeministri kosovar, Albin Kurti deklaroi se do të takohej me homologun e tij vetëm për mbledhjen e qeverisë. “I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti sot në një konferencë për mediat.