Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli, që rezultoi pozitiv në testet antidoping të bëra gjatë periudhës së Kampionatit Europian 2023, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, dhe hedh poshtë rezultatin e analizave.
Godelli në reagimin e tij zbulon se ka kërkuar testin B, pasi substanca nuk ka lidhje me sportin që ai ushtron.
“Për t’i paraprirë portaleve dhe televizioneve dhe për të qenë transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë, e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj dhe për këtë arsye kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajësinë time.
Kjo pasi flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesëmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%. Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkërisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit”, shkruan peshëngritësi.
Ky nuk është rasti i vetëm e dopingut në sportin e peshëngritjes, pasi dhe disa sportistë të tjerë janë dënuar më parë, por ka pasur dhe raste kundër kanë fituyar çështjen në gjykatë./btvnews.al