E diel, 24 Nëntor, 2024

Turi rajonal/ Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të dy qeverive, ja çfarë thotë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama pa mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Deklarata vjen një ditë para nisjes së turit të kryeministrit Edi Rama në rajon.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti në konferencë për mediat të mërkurën.

Kurti ka thënë se është për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që me to nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se qqë është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më i vështirë”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se i ka lutur ndërkombëtarët që të llogarisin “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit