Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e parë e Këshillit të ri të Qarkut Dibër, mbledhje në të cilën është bërë dhe konstituimi i këtij këshilli.
17 këshilltarët që përbëjnë këtë këshill zgjodhën mes tyre dhe drejtuesin e ri për këtë mandat katër vjeçar.
Për kryetar të Këshillit të Qarkut Dibër u propozua emri i anëtares së këtij këshilli, Alma Selami. Pas votimit të fshehtë me 17 vota pro dhe asnjë kundër në krye të këshillit për 4 vitet e ardhshme do të jetë Alma Selami.
Pas zgjedhjes në krye të këshillit, Alma Selami vijoi me drejtimin e mbledhjes ku u diskutuan pikat e tjera të rendit të ditës. Anëtarët e këshillit zgjodhën dhe nënkryetarin, Armand Gjinin, ku me të gjitha votat ai mori mandatin 4 vjeçar./btvnews.al