Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg që ka në zotërim dhe Facebook dhe Instagram ka nxjerrë në treg aplikacionin “Threads”, rivalin kryesor të Twitter.
Sipas Zuckerberg synonohet që ky aplikacion të kalojë Twitterin sa i përket numrit të përdoruesve.
Edhe ekspertët besojnë të njëjtën gjë për shkak të pakënaqësisë së përdoruesve me ndryshimet e fundit në Twitter.
Threads është i disponueshëm në mbi 100 vende, por ende jo në shtetet e Bashkimit Europian për shkak të rregullatores.
Edhe pse nuk aksesohet në BE, vetëm në ditën e parë të publikimit ky aplikacion ka mbi 10 milionë përdorues./btvnews.al