E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Hapet testamenti i Berlusconi-t, ja si ndahet pasuria mes fëmijëve dhe familjarëve

Janë bërë të ditura dëshirat e fundit të Silvio Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor. Një natë më parë është hapur testamenti i “Kavalierit” për ndarjen e pasurisë mes trashëgimtarëve.

Akti u lexua për herë të parë para disa dëshmitarëve, më pas para fëmijëve të tyre Pier Silvio, Marina, Barbara, Eleonora dhe Luigi, duke zbuluar ndarjen e pasurive. Pjesa më e madhe e “Fininvest” do t’i shkojë Pier Silvios dhe Marina Berlusconit, të cilët marrin së bashku 53% të grupit.

Një shënim nga Marina Berlusconi saktëson se asnjë nga vëllezërit nuk ka “kontroll të vetëm” të pronës. Në fakt “Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi Berlusconi, pasi kanë marrë leximin e testamentit të babait të tyre, Silvio Berlusconi, informojnë se ato tregojnë se asnjë person i vetëm nuk do të ketë kontroll indirekt të vetmuar mbi ‘Fininvest’, të drejtuar më parë nga vetë babai”.

Sa i përket vëllait të Silvio Berlusconit, Paolo, dhe partneres së tij, Marta Fascino, secili morën një trashëgimi prej 100 milionë eurosh. Në vend të kësaj, një trashëgimi prej 30 milionësh është rezervuar për Marcello Dell’Utri, i cili krijoi lëvizjen politike Forza Italia së bashku me Berlusconin. Ndërkohë, ish-presidenti i Milanit nuk ka lënë asnjë shënim për klubin e Monzës, në të cilin ishte pronar

Artikuj te ngjashem

Me te fundit